Albano Janku ishte vëzhgues në ndeshjen Kukësi – Partizani teksa në emisionin “Pressing” ka bërë edhe moviolën e kësaj ndeshjeje që ka sjellë polemika të shumta. Vëzhguesi i FSHF-së pranoi se gjyqtarët kishin një komunikim perfekt ndërkohë që shtoi se te Partizani u gabua në pozicionin e parregullt të Braun, teksa edhe për Kukësin u mohua penallti.
“Broun? Lojtarin e mban në lojë futbollisti i Kukësit. Momenti i shënimit të golit? Për ne është e vështirë por arbitri i linjës ka ndihmuar. Është pozicionuar shumë mirë dhe ka dhënë informacion. Ka një bashkëpunim perfekt të gjyqtarëve. Ai kthen kokën për të parë nëse ka pozicion jashtë loje apo jo dhe menjëherë niset për në qendër.
Momenti tjetër është në minutën 73 dhe ka një pozicionim jo të mirë të Hamitajt. Dora e Idrizajt është e hapur. Arbitri ka qenë i dyzuar dhe nuk e ka parë topin në dorë. Ne nga studioja e shohim mirë”, tha Janku.