Moti i keq dhe shirat e rrëmbyeshëm shtojnë rrezikun për aksidente të mundshme në akset rrugore. Në një situatë të tillë moti ka ndodhur një incident i shumëfishtë në autostradën Tiranë-Durrës, ku janë përfshirë gjashtë mjete.
Fatmirësisht mësohet se nuk ka pasur të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale. Sipas “Balkan Web”, aksidenti ka shkaktuar radhë të gjata trafiku si dhe probleme në qarkullim në këtë aks rrugor.
