Si kurrë më parë, nga foltorja e Kuvendit, ku seanca u pezullua për disa minuta, kreu i PD-së, Sali Berisha dhe deputetët e grupit të tij, zgjidhjen e gjetën në Facebook, ku folën LIVE. Folën deputetët Belind Këlliçi dhe Edmond Spaho.
Belind Këlliçi: Goditjen më të fortë drejtuesja e seancës ia dha Olta Xhaçkës mundësinë për u mbrojtur. E gjitha kjo bëhet vetëm për t’i mbyllur gojën opozitës. Edi Ramën sot e kanë zili të gjithë të burgosurit më famozë për gjuhën e përdorur. Dhe me Edi Ramën nuk ndodh asgjë ndërkohë që 2 deputetët janë përjashtuar për 10 ditë sepse thjesht kanë reaguar ndaj sharjeve të Edi Ramës.
Edmond Spaho: Të ashtuquajturit të grupit parlamentar të PD nuk kanë kurajo të protestojnë këtu me opozitën por fusin bishtin ndër shalë dhe ikin. Nuk na lejojnë të flasim për integrimin evropian që nga vit 2013 nuk ka bërë asnjë hap para. Bëhemi zëdhënësit e krimit të organizuar ndërkombëtar. BE ka paralajmëruar se nëse bëni amnisti fiskale, nuk ka integrim. Me këto tru që keni ju, nuk shkoni dot në komunitetin evropian. Porti i Durrësit është shëmbëlltyra e pastrimit të parave. Kapni krimin e organizuar, gangot e Durrësit dhe Tiranës. Shqipëria po kthehet në lavatriçe të pastrimit të parave.
Sali Berisha: Jam live me të gjithë botën. Kjo është histori turpi, ky është standarti i një personi që urren, dhe ka frikë nga fjala. Jepini fund kësaj. Ka 4 muaj që mbani në sirtar rezolutën për genocidin serb në Kosovë, dhe e bëni këtë me urdhër të Vuçiç. Kjo situatë duhet të marrë fund, jemi përpjekur me durim të madh të kërkojmë zbatimin e rregullores. I keni shkelmuar çdo ditë, sot merr fund kjo. Nuk do lejojmë që të na shkelmojë njeri, po për Taulant Sharrën dhe për Ramën nuk do vinim kurrë në Parlament. Asnjë kombinacion nuk do funksionojë më, i jap parlajmërim Ramën, mos përdor atë gjuhë që përdor, ne vijmë me fjalën, se në mënyrë absolute të japim cdo përgjigje që e meriton. Këtu mos përdor gjuhën që përdor.