Protestuesit e opozitës lyen me bojë të zezë godinën e ministrisë së Brendshme, e për kryeministrin Edi Rama ky është thjesht produkt për lajm për mediat e huaja.
Ai ka postuar një instastory me pamje nga ngjarja duke shkruar “Gati për eksport nëpër botë produkti më i ri për nxirjen e Shqipërisë”. E më pas në Parlament ai foli sërish për këtë akt, ku tha se do përthithet nga mediat e huaja duke i quajtur ato edhe “eurokadri”.
