Dhuratat i pranon edhe mbreti. Bayern ka mundur të kalojë në avantazh në ndeshjen e parë të raundit të 1/8-ave të Champions League me Lazion.

Robert Lewandowski ka mundur të gjejë golin në minutën e 9, kur Mussachio gaboi fatalisht në kthimin e një topi te portieri Reina.

Sulmuesi polak e ndoqi mirë aksionin dhe e zotëroi topin para mbrojtësve të Lazios e më pas nuk e pati të vështirë të tundë rrjetën.

Pas pak minutash Bayern gjeti edhe golin e dytë me talentin Jamal Musiala. Në minutën e 24-t anglezi gjeti hapësirën dhe ndëshkoi Lazion me një goditje të bukur nga jashtë zone.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here