Këtë vit të gjithë kemi nevojë për festë, drita e ngjyrë, pas një periudhe të vështirë që po kalon gjithë bota.
Tashmë në prag të Krishtlindjeve, shumë njerëz kanë zbukuruar shtëpitë në mënyrë që të ndjejnë atmosferën festive.
Shumë kuriozitet ka rreth dekorimit të shtëpive të personazheve publike në fundvit dhe së fundmi janë publikuar pamjet nga shtëpia e Cristiano Ronaldos.
Ka qenë partnerja e tij, Georgina Rodriguez, ajo e cila ka ndarë me ndjekësit e saj në Instastory disa video të realizuara brenda shtëpisë së tyre luksoze. Teksa ka zbuluar atmosferën festive që po mbizotëron në shtëpinë e tyre, Georgina ka treguar edhe se aktualisht e gjithë familja po qëndrojnë të bashkuar dhe të lumtur së bashku.
Ata duket se kanë zgjedhur dekorime të thjeshta për fundvit, nisur nga bredhi i cili është me zbukurime ngjyrë ari dhe të bardha. Në një kënd të shtëpisë është vendosur një babagjysh i veshur në të bardha, dhe i ulur në karrigen e tij.
Dekoret përfundojnë me disa dordolecë, drenusha dhe pemë të bardha, të cilat janë vendosur në qoshin tjetër të shtëpisë.
“Natën e mirë”, shkroi Georgina Rodriguez në mbishkrimin e imazheve, përmes së cilave prezantoi me ndjekësit ambientet e dekoruara të familjes së saj dhe Cristianos për fundvit.
