Interi ndalet përsëri dhe këtë herë, përballë Atalantës së Berat Gjimshitit. Skuadra e mbrojtësit shqiptar i ka marrë ekipit të drejtuar nga Antonio Konte një barazim shumë të rëndësishëm duke e mbajtur pas në renditjen e një kampionati që për momentin duket se ka shumë skuadra pretendente për kreun.
Interi kaloi në avantazh me anë të Lautaro Martinez në fillimin e pjesës së dytë, por kur mbeteshin pak më shumë se 10 minuta deri në mbylljen e duelit, shifrat u barazuan nga gjuajtja e Mirançuk. Rezultati nuk ndryshoi më dhe Atalanta mbeti një pikë mbi Interin në renditje, por me të dy skuadrat për momentin jashtë katërshes së parë,
Ndërkaq, në vendin e tretë është renditur Roma e Marash Kumbullës, e cila fitoi 3-1 ndaj Xhenoas dhe tashmë e sheh veten në vendin e tretë në klasifikimin e Serisë A.
