Gennaro Gattuso mbete gjithmonë unikal në llojin e tij. Italiani jo vetëm si lojtarë në fushën e lojës por edhe në jetën e përditshme mbete agresiv.
Trajneri i Napolit i ulur në një nga kafenetë e qytetit me miqtë e tij bie pre e një shakaje nga kamarieri. Ky i fundit ofrohet pranë Gattuzos dhe bën sikur i bie filxhani me kafe, që në faktë ishte shaka, pasi filxhani i kafes ishte bosh.
Ish kampioni i botës me Italinë në 2006-tën ngrihet menjëherë dhe hap krahun për ta goditur kamarierin por kupton se ishte shaka dhe fillon të qesh bashkë me miqtë e tij.