Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

VIDEO/ Jurgen Klopp nuk i mban nervat, kapet me gazetarin: Jeni një injorant

16:14 / December 7, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Jurgen Klopp duke debatuar me Marcus Buckland
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Liverpooli fitoi dje 0-2 kundër Sheffield në transfertë për javën e 15-të në Premier League dhe vijon të jetë në vendin e dytë, pas Arsenalit kryesues. Kjo nuk e ka qetësuar trajnerin Jurgen Klopp, që është kapur pas sfidës me një nga gazetarët duke e quajtur “injorant”.

Klopp u zemërua nga një vërejtje e bërë nga prezantuesi i Amazon Prime Sport, Marcus Buckland, i cili e pyeti për ndeshjen e ardhshme kundër Crystal Palace , duke shtuar pak para përfundimit: “Loja fillon në orën tuaj të preferuar”.

Në të kaluarën, Klopp ka kritikuar publikisht oraret e ndeshjeve, të cilat fillojnë në orën 13:30 dhe mesa duket edhe batutat për këtë nuk janë të pranueshme për të.

Shkëlqyeshëm, shumë mirë që bëtë një shaka për këtë. Tani po shkojmë në shtëpi, nuk e di kur do të kthehemi në shtëpi, ndoshta pas një ose dy orësh dhe ndeshja vjen pas ndoshta dy seancave stërvitore. Është në rregull të luash kur pushon. Është e njëjta gjë për Crystal Palace. Megjithatë, unë shoh që ju që punoni në futboll nuk e kuptoni, kështu që nuk shoh asnjë arsye për t’ua shpjeguar”, ngacmoi Klopp.

“Nëse bëni shaka për këtë, ju jeni një injorant total. Por është në rregull, futbolli është argëtim, gjithçka është në rregull”, shtoi Klopp.

Gazetari më pas i kërkoi falje Klopp, duke thënë se ai nuk donte të ishte mosrespektues, por Klopp nuk u dorëzua.

“Ti e ke bërë tashmë këtë”. Kjo u pasua me një tjetër kërkim falje nga gazetari dhe më pas epilogu i Klopp. “Është në rregull. Mund të thuash çfarë të duash, vetëm sepse unë nuk mund të them gjithçka që dua. Kjo do të ishte krejtësisht diçka tjetër”, mbylli këtë temë Klopp që ishte më shumë se ironik në përgjigje.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Disiplina nuk kursehet, publikohen vendimet për Xhaferin dhe Martinin! E pëson edhe Elbasani

17:56 / September 2, 2026

FIFA nën presion, federatat nordike i drejtohen Brukselit: Futbolli nuk është për t’u shitur

16:39 / September 2, 2026

FSHF reagon ashpër pas incidenteve në ndeshjen Elbasani-Vllaznia: Disiplina nuk pyet për emër

13:40 / August 30, 2026

Lionel Messi “si vera”, shënon tre gola, Inter Miami fiton 7-1 kundër Montreal

11:26 / August 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.