Prej kohësh tashmë e përditshmja e kryebashkiakut Erion Veliaj nis me punimet në rrugë e ndërtesa mes makinerive të rënda dhe kamionëve. Mesa duket dhe Kajan do të jetë në gjurmët e të atit.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka publikuar një video mjaft gazmore ku Kajan me makinën lodër në dorë shihet teksa luan pranë një kamioni të madh.
“Se dy, se dyzet – çunat mbarojnë për kamiona”, shkruan me nota humori.
