Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

VIDEO/ Kuqezinjtë gati për Anglinë, Uzuni i jep zemër Brojës

19:18 / November 15, 20251 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1763228737xwhatsapp image 2025 11 15 at 181407 311
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në konferencën për mediat trajneri Sylvinho u përpoq të sqaronte çështjen e Brojës, djemtë kuqezi zbritën në fushë për seancën e fundit stërvitore përpara ndeshjes kundër Anglisë. Me playoff-in tashmë të siguruar, Shqipëria kërkon ta mbyllë sa më mirë këtë fazë, ndonëse kundër “3 Luanëve” duket se do të jetë gjithë mbrëmja malore.

Grupi i lojtarëve duket në formë teksa merr këshillat e fundit nga Sylvinho në prag të sfidës mbyllëse te grupit, ndoshta me mendjen te kundërshtarët e mundshëm me të cilët do të përballemi në fazën playoff.

Në fotot e publikuara nga seanca stërvitore vihet re një moment i bukur kur Myrto Uzuni ka kapur me të dy duart në qafë Armando Brojën e duket se i jep zemër para ndeshjes. Broja u bë protagonist negativ në sfidën e fundit me Andorrën, pasi mezi u ngrit nga stoli për të festuar me shokët dhe tifozët arritjen historike të kualifikimit për në playoff.

Siç shpjegoi trajneri Sylvinho, sulmuesi i Burnley-t ishte i mërzitur se u zëvendësua pikërisht nga Uzuni kur kishin kaluar më pak se çerek ore nga nisja e pjesës së dytë. Uzuni do të jepte më pas asistin për golin vendimtar të Asllanit.

Anglia Broja uzuni
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.