Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka bërë edhe një herë thirrje për mbajtjen e maskave në ambientet e mbyllura.
Sipas Manastirliut, çdo qytetar duhet të marri përgjegjësitë individuale për të ndihmuar sistemin shëndetësor në përballimin e situatës.
“COVID19
Maska ose barriera mbrojtëse duhet të bëhet pjesë e veshjes së secilit prej nesh në normalitetin e ri dhe vendosja e saj është LIGJ në të gjitha ambientet e mbyllura!
Që të ndihmojmë sistemin shëndetësor në përballimin e situatës nevojitet që çdo qytetar të marrë përgjegjësi individuale, duke vendosur detyrimisht maskën, për të ulur përhapjen e infeksionit!”- shkruan Manastirliu teksa poston videon.