Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

VIDEO/ “Nuk ke punë me të fejuarën time, kujdes me fjalët”, debati i zjarrtë mes tenistëve në mes të lojës

11:24 / April 14, 20211 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
teniste
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndeshja e raundit të parë të Mastersit të Montekarlos, mes Pablo Carreno dhe Stefano Travaglia, la pas një skenë të çuditshme.

Tenisti spanjoll dhe ai italian patën një debat të ashpër në setin e dytë, që u mbyll vetëm pas ndërhyrjes së arbitrit. Gjithçka nisi nga reagimi i trajnerit të Carrenos, i cili duartrokiti në mes të një pike, gjë që acaroi italianin Travaglia.

Ai iu ankua kundërshtarit, duke i thënë se trajneri i tij po tregonte mungesë respekti. Carreno u përgjigj duke i thënë se edhe stafi i Travaglia, ku ndodhej edhe e fejuara e italianit, po bënte të njëjtën gjë.

Kjo përgjigje e tërboi italianin, i cili ngriti zërin dhe iu afrua kundërshtarit me këto fjalë: “Nuk ke punë me të fejuarën time, kujdes me fjalët. Mos e fut në këtë muhabet, ajo nuk po thotë gjë fare. Thotë “bravo” kur fitoj pikë, kaq. Mos e përmend fare”.

Carreno nuk u tremb dhe ia ktheu aty për aty: “E përmend sepse është aty, bashkë me të tjerët”.

Në këtë moment, ndërhyri arbitri, për të shuar diskutimin.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën kombëtares së Portugalisë: Pas 23 vitesh, i vjen fundi një epoke

14:53 / November 5, 2026

U pezullua pas skandalit me certifikatat e COVID-it/ Zvicra ndryshon qëndrim për Granit Xhakën

21:18 / November 3, 2026

Tragjedi në futbollin spanjoll, ndërron jetë në moshën 30-vjeçare sulmuesi i Tenerife-s pas përplasjes së rëndë në fushë

10:47 / November 3, 2026

Momente paniku, futbollisti pëson arrest kardiak gjatë ndeshjes

21:00 / November 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.