Me një video të vetme, Ori Nebijaj na ka treguar rutinën e mëngjesit në “shtëpinë” e saj.
“Po ju kur i bëni punët në zyrë? Ne që në 06:00 dhe siç shihet qartë kolegu @isli_islami nuk para na ndihmon për punët e shtëpisë 😉 (faleminderit #regjia)”, ka shkruar Ori krah videos ku duket se po pastron tryezën e studios së ‘Wake Up’.
Pas këtyre pamjeve ne s’na mbetet gjë tjetër të themi veçse Isli duhet t’i japë një dorë Orit për ta ndihmuar dhe pse ajo duket se e ka bërë xixë vendin në këtë kohë pandemie.
