Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

VIDEO/ Plagosja në Kavajë, Ndriçim Jonuzi: Ndjehem i fyer nga Basha, mohon sakrificën time për PD. Unë kam rreziku jetën për ju

09:42 / April 20, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
jonuzi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndriçim Tahiri (Jonuzi) ka reaguar pas pagosjes së Bledi Oshtunit në degën e PD në Kavajë.
Ai thotë se ndjehet i fyer nga Basha pasi e ka cilësuar socialit, ndërkohë që ai është me PD dhe thotë thotë se ka rrezikuar dhe jetën për ketë parti.
Jonuzi thotë se gjithçka ndodhi nuk ka të bëjë me politikën por për shkak se sipas tij personat me të cilët u konfliktua i kishin zënë rrugën një nënë me shami dhe pasi ky i kishte kërkuar llogari ata u sollën në mënyrë arrogante.

Lexo edhe- Plagosja në zyrën elektorale të PD në Kavajë, tre në kërkim

Ndriçim Jonuzi flet nga arratia:
Po e bëj këtë video për të sqaruar vëllezëeit e mi myslimanë që nuk kam ndërmend të merrem me politikë as sot as mot. Lul Basha më ka cilësuar socialistë, duke hedhur poshtë të gjitha sakrificat që unë kam bërë për PD-në, të flasë me të gjithë përfaqësuesit e PD-së së vjetër dhe ti pyesë ata nëse unë jam apo jo socialist (përmend emrat e disa ish-zyrtarëve të PD).
Pyeti mirë ata se kush e rrezikoi jetën që të ndalte përdhunimin e grave dhe të vajzave, pyeti më mirë përpara se të dalësh dhe të flasësh. Unë kam bërë shumë më tepër sakrifica për PD po nuk e shoh të udhës që ti përmend këtu, ta dijnë mirë të gjithë se dy mbiemrat i kam se xhaja i babës sim është dënuar me pushkatim për shkak të vendosjes së bombës në ambasadës ruse.
Padyshim që nuk jam krenar për atë që kam bërë, si besimtar që jam zoti të më falë, nuk ka lidhje me sulme politike, të gjithë e dinë atë që ndodhi dje në xhaminë Dine Hoxha, ne e ndjejmë si për vete, si besimtarë që jemi, na kujtohet ajo e Zelandës së re, ku u vranë vëllezërit dhe motrat tona.
Kur pashë këtë mistrecin që i zuri vendin një plaku me thinj dhe një nëne me shami, Mir Gjocin që i ka flokët me thinja, shkoi për iftar te roptë e vetë, dolën dy horra që i kanë buzët me qumësht, thjesht i kam fol ‘hape rrugën’, megjithatë më vjen keq për të ëmën e atij, si për plakën time, ndodhi. Vëllezër ma bëni hallall për shqetësimet, Çim Jonuzi i ka mbaruar punët me PD-në, nuk më intereson asnjë prej partive.

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E zuri shtylla poshtë, humb jetën elektricisti në Dibër

13:59 / November 5, 2026

Buxheti 2027/ Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

13:56 / November 5, 2026

Ambasadorja e BE-së, Moreira de Sousa: Protestat paqësore janë pjesë e demokracisë, dhuna nuk ka vend! Shqipëria synon mbylljen e negociatave në vitin 2027

12:50 / November 5, 2026

Rama: Anëtarësimi në BE nuk është për Brukselin apo Parisin, por për shtetbërjen europiane të Shqipërisë: Shqiptarët duhet të rrisin fëmijët këtu si në Europë

12:43 / November 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.