Viti 2020 nisi me një fatkeqësi të madhe për botën e sportit dhe jo vetëm. Kobi Brajant, vajza e tij dhe shtatë persona të tjerë humbën jetën pas rënies së helikopterit, me të cilin kishin sfiduar mjegullën e dendur dhe po shkonin në qendrën stërvitore të akademisë së basketbollit, Mamba, në pronësi të ish-yllit të NBA.
Pas vdekjes u zbulua se shkaqet e rënies së helikopterit ishte moti jo i përshtatshëm për këtë udhëtim. Megjithatë ekspertët po studiojnë akoma për të nxjerrë shkakun e vërtetë. “Inside Edition” ka publikuar një video në momentin, kur helikopteri po humbet lartësi në mënyrë shumë të shpejtë. Një element që vihet re është trajektorja me të cilën bie mjeti fluturues, çka të jep idenë se ka pasur më parë një përplasje të mëparshme me faqen e malit ose ka në të ka ndodhur një problem i rëndë mekanik.