Reali i Madridit ka marrë një triumf mes vuajtjeve kundër Alavas në transfertë, me shifrat 1-2. Një sfidë që u zgjidh nga mbrojtja për ekipin e Zidane, pasi golat u shënuan nga Sergio Ramos dhe Dani Carvajal, të cilët bënë të pavlefshëm golin e Lucas Perez.
Sfida nisi nën dominimin e madrilenëve, të cilët krijuan disa raste në pjesën e parë, por që nuk arritën të thyenin mbrojtjen e Alaves. Sidoqoftë, fillimi i pjesës së dytë solli edhe golin e parë, ku Sergio Ramos shënoi pas një goditje me kokë në minutën e 52-të.
Pavarësisht se u gjendën në disavantazh, vendasit arritën të reagonin. Në minutën e 65-të Lucas Perez shënoi nga pika e bardhë, pas një penalltie të shkaktuar nga Ramos, i cili shkaktoi ndërhyrje të gabuar ndaj sulmuesit Joselu.
Gjithsesi, katër minuta më vonë, të besuarit e Zidane u rikthyen në epërsi. Edhe një herë tjetër shëptimi erdhi nga mbrojtja, ku Dani Carvajal shënoi golin që çoi shifrat në 1-2. Më pas, “Los Blancos” administruan mes ankthit deri në fund, duke iu gëzuar tri pikëve.
Me këtë sukses, Reali ngjitet në vendin e parë me 31 pikë, në pritje të supersfidës Atletico Madrid-Barcelona. Sfida e radhës është “El Clasico”, që do të luhet në mesjavë, me 4 dhjetor.
Video Player