Një debat për parakalimin për pak sa nuk është kthyer në tragjedi në afërsi të Sheshit të Flamurit, në qytetin e Vlorës. Sipas dëshmitarëve, gjatë parakalimit një prej makinave nuk i ka hapur rrugën tjetrës, çka ka bërë që drejtuesi i mjetit tip “Mercedesit” të godasë mjetin ngjyrë blu. Siç shihet dhe në videon e mbërritur në “BalkanWeb”, shihet se drejtuesi i mjetit tip “Opel” ka dalë nga makina dhe fillimisht ka fotografuar targën, ndërsa më pas është revoltuar më keq dhe e ka goditur drejtuesin e “Mercedesit”.
Postime te ngjashme
Add A Comment
