Një shpërthim i fuqishëm në brendësi të një klubi të njohur në Tiranë ka trembur jo pak të pranishmit.
Burime bëjnë me dije se ka pasur një shpërthim të një kabine elektrike. Kjo ka detyruar të gjithë klientët që të dalin jashtë ambienteve të lokalit, por edhe nga bizneset përrreth.
Në afërsi të kabinës kanë qenë 3 bombula gazi të cilat fatmirësisht nuk kanë pasur dëme, pasi përmasa e ngjarjes mund të ishte mjaft e rëndë.
Për rastin nuk ka pasur asnjë njoftim nga policia e Tiranës.
Fatmirësisht nuk raportohen për persona të lënduar, pavarësisht se e gjithë zona u pushtua nga tymi. Shumë prej të rinjve u larguan prej aty, duke mos u kthyer, për shkak të momenteve të panikut që përjetuan.
