Merren pa çelës në 10 – 60 sekonda
Disa prej modeleve të fundit të makinave luksoze rrezikojnë të vidhen lehtësisht, për shkak të dobësive që hajdutet kanë gjetur në sistemin e çelësave të tyre.
Sistemet e reja u lejojnë përdoruesve të mjeteve t’i hapin dhe t’i ndezin makinat pa qenë nevoja që ta nxjerrin çelësin nga xhepi.
Nje video ilustruese e një reviste britanike të mjeteve motorrike (What Car) tregon se si funksionon sistemi i vjedhjes.
Makinat e reja lëshojnë një sinjal që lidhet me çelësin. Hajdutët përdorin një pajisje që arrin të kapë këtë sinjal, i cili sapo interceptohet, transferohet në një pajisje të dytë që e çkodon atë dhe arrin të hapë makinën e ta ndezë.
Revista testoi 7 makina të ndyshme.
Një ADS 3 Crossback dhe një Audi TT RS u vodhën në 10 sekonda. Ndërsa një Land Rover Discovery Sport, në 30 sekonda. Një Land Rover Discovery u vodh në 20 sekonda.
Një BMW X3 në 60 sekonda. Në po kaq kohë, një Ford Fiesta. Një Mercedes A Class AMG në 50 sekonda.
Ekspertët që kryen testet përdorën të njëjtën teknologji që përdorin hajdutët e makinave.
Në Britaninë e Madhe, vetëm në vitin 2018 u vodhën mbi 106 mijë makina. Ndërsa kompanitë e sigurimit thonë se kanë paguar nivelin më të lartë të siguracioneve në fillim të vitit 2019.
Disa nga kompanitë prodhuese të këtyre makinave po punojnë për përmirësimin e sistemit të sigurisë.
