Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Vidhnin veshjet e markës së njohur në Itali dhe i shisnin në Tiranë, Durrës dhe Vlorë, shkatërrohet banda

14:10 / February 22, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Untitled 38
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokuroria e Pordenones në Itali ka përfunduar hetimet për një grup shqiptarësh që dyshohet se vidhnin veshje të markës H&M në Itali dhe më pasi i sillnin drejt Shqipërisë.

Hetimet të koordinuara mes palëve kishin nisur shtatorin e kaluar pas denoncimit të avokatit të kësaj kompanie i cili ishte ankuar për një sërë vjedhjesh në pikën e shitjes Gran Fiume në Veneto.

Në kuadër të hetimeve u zbulua skema që përdorej nga grupi i shqiptarëve  i përbërë nga 5 gra dhe 4 burra që vepronin të alternuar në grupe.

Pasi kishin mbërritur në Itali ata qëndruan atje për rreth 10 ditë duke lëvizur me makina me qira. Ata u futën në disa dyqane të ndryshme ku morën veshje me shuma që arrijnë në mijëra euro.

Teknika që përdornin ata ishte gjithmonë e njëjtë, gratë hynin në dyqan dhe pasi i hiqnin rrobat nga varëset i fshihnin mes rafteve të dyqaneve. Më pas burrat futesh në dyqan duke i fshehur rrobat mes karrocave të blerjes të pajisura më parë me pajisje speciale kundër vjedhjes.

Një pjesëtar i grupit qëndronte jashtë për të lajmëruar bashkëpunëtorët e tij në rast se policia kalonte për kontrolle në zonë. Sipas mediave italiane vjedhja kryhej brenda orës dhe më pas anëtarët e grupit largoheshin me makina me qira në drejtim të qendrave të tjera tregtare.

Pasi mbaruan punë, ata janë kthyer në Shqipëri. Të dyshuarit akuzohen për 36 vjedhje të kryera në periudhën shtator-dhjetor.

Malli i vjedhur nxirrej në shitje në Shqipëri nga bashkëshortja e njëri prej të arrestuarve në dyqanet me logon “H&M” në Tiranë, Durrës dhe Vlorë që menaxhoheshin prej vetë asaj. Për këtë arsye dy bashkëshortët janë cilësuar krerët e organizatës kriminale. 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Autobusi me turistë përmbyset në rrugë, 5 të vdekur dhe 40 të plagosur në Zvicër

19:00 / September 11, 2026

Kosovë, tjetër dështim për konstituimin/ Shtyhet seanca, nuk ka dakordësi për nënkryetarët

18:38 / September 11, 2026

Ministrja Spahiu merr detyrën: Prani besnike në çdo institucion të sistemit shëndetësor

17:59 / September 11, 2026

Avokati Ndreca: SPAK refuzoi pa një shkak të ligjshëm takimin e avokatëve britanikë me Veliajn

16:58 / September 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.