Mediat serbe njoftojnë se policia e Serbisë ka arrestuar një person për kërcënimin me vdekje të Presidentit Aleksandar Vuçiç.
Ky person i vënë tashmë në pranga e kishte kërcënuar presidentin Vuçiç përmes rrjetit social “Instagram”. Pas arrestimit, mësohet se ai është marrë në pyetje nga Prokuroria në Beograd.
Sipas Tanjug, personi i arrestuar e ka pranuar kryerjen e krimit, megjithatë është mbrojtur duke thënë se nuk e ka përdorur teraprinë e përshkruar nga mjeku, shkruan Gazeta Express.
Pas paraqitjes së tij në gjykatë, prokuroria ka kërkuar nga gjykata për ta ndaluar.
Personi me inicialet N.S, nga Beogradi, e ka prezantuar veten si një ish-aktor amator dhe tekstshkrues këngësh. Ai kishte publikuar në Instagram një këngë, ku bënte thirrje për vrasjen e Vuçiç.