Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj solli sot në vëmendje ecurinë e procesit të vaksinimit antikovid në burgje.Sipas saj, vaksinimi është shtrirë edhe në burgjet e Durrësit, Lezhës, Lushnjës, Tepelenës dhe Vlorës.
“Vijon vaksinimi i të dënuarve në IEVP-të e vendit. Vaksinimi i personave të burgosur vijon në Institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale Durrës, Lezhë, Lushnjë, Tepelenë dhe Vlorë, për kategoritë e të dënuarve me sëmundje kronike dhe atyre mbi 55-vjeç. Në 9 IEVP të vendit ku të dënuarit po marrin dozën e parë të vaksinës, janë kryer 1 291 vaksinime”, – tha Gjonaj.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe strukturat e saj shëndetësore vendore, vaksinimi kundër COVID-19 do të shtrihet në të 24 IEVP-të e vendit.
