Një deklaratë e fortë është lëshuar nga zv.kryeministrja e Ukrainës e cila ka thënë se NATO është pjesërisht përgjegjëse për vdekjen e civilëve në vend. Sipas saj, përgjegjësia e NATO-s qëndron në faktin se ka refuzuar të vejë në zbatim zonën e ndaluar të hapësirës ajrore ukrainase.
“Gjaku i civilëve, përfshirë nënën dhe babanë e dy fëmijëve që lindën dje dhe vetëm sot humbën prindërit e tyre në një shpërthim nuk është vetëm në duart ruse“, u shpreh Olha Stefanishyna për “BBC”.
Në momentin e intervistës, zëvendëskryeministrja ukrainase tha se po fliste ndërsa po i fshihej bombave ruse në një strehë dhe kërkoi ndjesë për gjuhën e përdorur e cila mund të ketë tingëlluar si jo diplomatike.
Anëtarët e NATO-s kanë refuzuar të krijojnë një zonë ndalim-fluturimi, ka thënë zëvendëskryeministrja ukrainase, pasi kjo mund të ndikonte negativisht në përshkallëzimin e konfliktit duke i vënë forcat perëndimore në luftime të drejtpërdrejta me forcat ruse.