Vinte nga Stambolli dhe me vete kishte një valixhe me 184 celularë kontrabandë, por u ndalua nga autoriteti doganor në Rinas.
Sipas Doganave, gjatë kontrollit të ushtruar në terminalin e pasagjerëve në “Degën e Doganës Rinas të linjës Stamboll – Tiranë të kompanisë ajrore “Pegasus Air”, u konstatuan një sasi prej 184 celularësh të markave “iPhone” dhe “Samsung” pa deklaruar nga shtetasi K.B.”. Vlera e tyre shkon në 3.1 milionë lekë.
Sasia e padeklaruar u sekuestrua dhe shtetasi i mësipërm u arrestua në flagrancë për veprën penale të “Kontrabandë me mallra të tjerë , parashikuar nga neni 174 i K.Penal. “Vlera e detyrimit doganor të shmangur dhe penaliteti kapin një vlerë prej 3 185 364 lekë”, thonë autoritetet.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, për veprime të mëtejshme.
