Pesë personazhet me më shumë fansa të shtuar në rrjetet sociale për këtë jave.
5- Kiara Tito me 1 mijë ndjekës më shumë. Moderatorja ndau edhe disa prapaskena nga xhirimet gjatë ditës së djeshme, duke na zbuluar edhe veshjen e saj në puntatën e parë të emisionit “Kepi i Tundimeve”.
4- Olta Gixhari me po 1 mijë ndjekës më shumë nga java e kaluar. Nga 419 mijë ndjekës, ajo ka shkuar në 420 mijë.
3- Jori Delli. Ajo është një nga konkurrentet e “Kepit të Tundimeve” që ka mbaruar tashmë xhirimet dhe së shpejti do të transmetohet në televizion. Këtë javë ajo ka shtuar 1 mijë ndjekës.
2- Luiz Ejlli këtë javë ka shtuar vetëm 2 mijë ndjekës. Kujtojmë se së bashku me Olta Gixharin, do të jenë protagonistë të filmit “Në kuadër të dashurisë”.
Vendi i parë për këtë javë i përket sërish Elvis Pupës. Edhe këtë javë ai është rritur me plot 9 mijë ndjekës.
