Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

VIP-at nuk pyesin për COVID-19/ Loredana nis pushimet me Zunën, Inisi Gjoni shfaqet ‘hot’ buzë detit, Oriola Marashi…

12:40 / July 18, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
auto 21594915088
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Cilido që tani nuk e ka mendjen te plazhi, na vjen keq t’ju themi, por keni problem.

Në këto ditë të nxehta dhe rrjetet sociale që na joshin vetëm me pamje buzë detit, mendja dhe zemra e të gjithëve është pranë valëve të detit. Ashtu siç është bërë traditë çdo verë, ju sjellim 8 personazhe që këto ditë kanë qenë më fatlumë, duke shijuar pushimet buzë detit. Dhe si gjithmonë vendosni ju, se cila është mbretëresha e detit.

Ami
U bë një kohë e gjatë që nuk e shohim në ekran dhe një kohë po aq e gjatë që nuk e shohim me bikini. Gjithnjë e kujdesshme në pozat që poston në rrjetet sociale, këtë herë ajo ka shpërndarë një foto me bikini. Natyrisht që nuk është një nga ato shkrepje sensuale, por një foto super e ëmbël. Buzë detit Ami është me vogëlushen e saj teksa shijojnë kohën së bashku. Megjithatë, duhet thënë se gjatë kohës që ka munguar, moderatorja është rikthyer në format e saj të përhershme.

Eliona Pitarka
Aktorja ka mbyllur një sezon të suksesshëm te “Klanifornia” dhe tashmë po pushon buzë detit. Po ndërsa të gjithë presim ta kapim mat me ndonjë mashkull, Eliona ka zgjedhur t’i nisë pushimet me motrën dhe nipin e saj të vogël. Brunia po pushon te Mali Robit, ku nuk na e ka kursyer edhe ekspozimin e aseteve të saj.

Nora Istrefi
Nora duket se po kalon pushime si beqare. Së bashku me të është vogëlushja Renne dhe përveç fotove seksi të këngëtares, nuk kemi mundur të zbulojmë më shumë. Ashtu siç edhe u tha këtë javë, kjo veshje e Norës kushton rreth 1 mijë euro. Jo keq për një fizik si të këngëtares kosovare, apo jo?

Inis Gjoni
Na mungon të gjithëve Inisi. Ajo është shkëputur nga ekrani prej disa vitesh, ndaj për rrjedhojë ajo mungon në daljet publike. Por duket se këtë verë Inisi ka shpërndarë për ndjekësit edhe pamjet e saj nga pushimet. Regjisorja ka një shtëpi në Golem ku dhe kalon këto ditë të nxehta. Duhet thënë se si gjithnjë, ajo mbetet një nga femrat më sharmante.

Alesia Noka
Për modelen, plazhi ka nisur herët. Shpesh në rrjetet sociale ajo ka postuar foto dhe video me bikini, teksa shfaqet buzë detit, por gjithnjë pa na zbuluar se kush e shoqëron. Duket se me rritjen e temperaturave, është rritur edhe provokimi nga modelja, pasi ajo këtë fundjavë ka hequr edhe bikinin në njërën nga videot e saj, shkruan GSH.AL

Oriola Marashi
Çfarë të themi për Oriolën! Tashmë nuk është më surprizë kur shohim supermodelen provokuese në rrjetet sociale. Edhe këtë herë Oriola ka provokuar me fotot buzë detit. Ajo është në jug të vendit, edhe pse nuk na ka zbuluar nëse me të është edhe i dashuri saj, Eros. Por natyrisht që deti është bërë kos kur futet Oriola kaq seksi.

Dajana Shabani
Është padyshim një nga personazhet që këtë verë ka provokuar me fotot seksi buzë detit. E tillë është dhe poza që kemi shkëputur këtë herë. Biondja seksi duket se e ka kaluar me sukses provën e bikinit për këtë verë.

Loredana
Edhe pse për të nuk është një periudhë e lehtë, pasi ka probleme me drejtësinë, Loredana gjen kohë edhe për të pushuar. Së bashku me të dashurin, Zuna çifti ka shijuar disa orë relaksi. Natyrisht që së bashku me ta është edhe vogëlushja e reperes, Hana.

109583893 213081539945938 6571243166799943350 n
109934816 1221604964843396 3644626524369627249 n 690x1024 1
110029413 401535357487625 6501918531694911535 n 768x1333 1
109381090 306768807129357 7742198439331290537 n 596x1024 1
109475651 603023073926685 4530159143382926564 n
109685052 979096449200398 5194811176348530667 n 650x1024 1
109816018 326451555041444 604774205111018998 n 768x843 1
110087537 934020020443368 1308602344889669594 n 666x1024 1

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arbana Osmani lë “Ferma Vip”, dhe rikthehet në Top Channel?/Zbuloni detajet e reja

12:01 / August 23, 2026

Selin Bollati në “Goca & Gra”? Pas BBVIP 5, në një tjetër eksperiencë televizive?

18:21 / August 21, 2026

Princi Harry dhe Meghan rikthehen në Britani pas gjashtë vitesh

13:35 / August 20, 2026

“S’e di ende sa shumë dashuri të pret”, Agon Amiga bëhet baba për herë të tretë, zbulon emrin e vajzës

16:39 / August 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.