Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Viti zgjedhor, rriten rrogat e administratës. Ja çfarë i kërkon Kuvendi DAP

09:44 / August 7, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kryesia e Kuvendit
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kuvendi i ka kërkuar Departamentit të Administratës Publike që deri në gjysmën e parë të vitit 2021 të ketë gati dokumentin për reformën e pagave në sektorin shtetëror. Ndërkohë që 2021, është vit i zgjedhjeve të përgjithshme, Kuvendi i kërkon Departamentit të Administratës, të vlerësojë edhe ndikimin në buxhet të pagave të reja si dhe hapat që duhet të ndiqen për implementimin e tyre.

“Brenda gjashtëmujorit të parë të vitit 2021 të përmbyllë punën për konsultimin e dokumentit për reformën e pagave, evidentimin e efekteve financiare dhe planifikimin e hapave në vijim për implementimin e kësaj reforme. Të përshtatë pagat në varësi edhe të angazhimeve dhe të detyrave që nëpunësit përmbushin, si rrjedhojë e detyrimeve të ligjeve të veçanta, siç është edhe ligji nr.60/2016, “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”, shkruan Kuvendi në Rezolutën për aktivitetin e DAP për këtë vit, e zbardhur nga Scan Televizion.

Më tej Kuvendi i kërkon DAP të intensifikojë punën për rishikimin e përshkrimeve të punës dhe për rishikimin e metodologjisë së klasifikimit të pozicioneve të punës, si dhe të miratojë bazën ligjore për funksionimin e portalit administrata.al dhe vënien në funksion të tij, me qëllim zbatimin e unifikuar të procedurave të menaxhimit të burimeve njerëzore në të gjitha institucionet e administratës shtetërore, institucionet e pavarura dhe njësitë e qeverisjes vendore, pjesë e fushës së veprimit të legjislacionit për nëpunësin civil./ SCAN

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ligji për Specialen/ Deputetët shqyrtojnë nesër ndryshimet e propozuara

16:22 / October 4, 2026

‘Flamingo Mirror’ nën sulme kibernetike? Rama: 122 tentativa nga 32 adresa të huaja, i zmbrapsëm pa asnjë dëm

14:40 / October 4, 2026

Zvërneci, si u refuzua plani i parë/ Qeveria kundërshtoi projektin fillestar për natyrën…

13:39 / October 4, 2026

Dy anëtarë të delegacionit iranian dëbohen nga SHBA

13:20 / October 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.