Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Vitor Roque është bërë problem te Barcelona: Xavi nuk merret fare me të

21:09 / May 6, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1 vitor roque
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Talenti brazilian i Barcelonës, Vitor Roque po kalon një periudhë të vështirë në klubin katalanas dhe agjenti i tij ka drejtuar gishtin te trajneri Xavi, i cili dyshohet se është sjellë tërësisht neglizhent ndaj të riut.

Vitor Roque mbërriti në Barcelonë në merkaton e janarit me statusin e një prej sulmuesve të rinj më premtues në botë dhe pas një fillimi premtues dhe dy golave ​​të parë, besimi se Barcelona ka një lojtar vërtet të veçantë në radhët e saj u forcua shumë.

Në rastin e tij, fillimi i mbarë nuk tregoi shumë, pasi javët dhe muajt në vijim ishin shumë të vështira dhe pas ndeshjes së tretë radhazi ku ai u ul në stol, agjenti i tij Andre Cury foli publikisht dhe pranoi se Vitor Roque ka probleme në klub.

“Do të ishte mirë nëse ai do të luante një ndeshje të tërë. Xavi duhet të ketë më shumë besim te një lojtar që përfaqëson një investim të rëndësishëm për klubin. Shikoni Vinicius në Real Madrid, atij iu deshën dy vjet për të treguar cilësinë e tij.  Vitor duhet lënë të luaj”, tha Cury, i cili më pas zbuloi se Xavi praktikisht nuk merret me sulmuesin 18-vjeçar.

“Askush nuk e kupton pse Xavi nuk e aktivizon ose pse nuk komunikon fare me të. Kjo nuk është e drejtë. Së shpejti do të duhet të flasim me drejtuesit e klubit”, tha Cury , duke mohuar idenë se Barcelona duhet të dërgojë Roque në huazim në një klub më të vogël.

“Një huazim nuk bëhet fjalë. Nëse ai largohet, duhet të jetë një transferim i përhershëm”, shtoi Cury.

Vitor Roque ka bërë 13 paraqitje për Barcelonën deri më tani, ndërsa në La Liga ka luajtur gjithsej 276 minuta.

barcelona problem Vitor Roque
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Yamal për dëmtimin në kofshë: Kisha frikë se mos humbisja Kupën e Botës!

17:59 / May 31, 2026

Të gjithë skenarët, titulli kampion në dorë të Dinamos dhe… Egnatias

11:00 / May 31, 2026

Elseid Hysaj largohet nga Lazio pas 5 sezonesh: “Vite intensive dhe plot emocione”

15:42 / May 24, 2026

Zyrtare/ Chelsea zgjedh Xabi Alonson si trajner të ri, spanjolli firmos për katër vite

11:39 / May 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.