Kryeministri Edi Rama është ndalur edhe në zyrën e AKR për të takuar kryetarin Behgjet Pacolli gjatë vizitës në Kosovë.
Ndryshe nga liderët e tjerë, Rama ka përqafuar Pacollin dhe ka shprehur gëzimin për takimin me të.
Pacolli është tashmë dhe investitor në Shqipëri pasi kompania e tij fitoi garën për aeroportin e Vlorës. Po ashtu ai vendosi të ndërtojë banesa në Krujë për të dëmtuarit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
