Policia italiane ka arrestuar një 45-vjeçar shqiptar nga Kosova, i dyshuar si vjedhës serial i salloneve të bukurisë në Milano.
Hetimet nga oficerët e policisë të Komisariatit Garibaldi-Venecia, filluan menjëherë pas grabitjes në një qendër mbrëmjen e 6 shkurtit.
45-vjeçari u fut në qendrën e bukurisë me një kapuç në kokë dhe shall në qafë, nxori një thikë të madhe dhe kërcënoi punonjësit dhe klientët të mos lëviznin dhe të dorëzonin paratë.
Ai mblodhi të gjitha paratë nga arkëtari, celularët e punonjësve dhe paratë e një prej klientëve.
Policia thotë se 45-vjeçari është autor i të paktën pesë grabitjeve të tjera që kanë ndodhur gjatë muajit janar, të gjitha këto të kryera në qendra bukurie nën kërëcnimin e thikës.