Duhet unitet për të hapur negociatat. Dhe në samitin e ardhshëm të liderëve duket se nuk do të ketë një dritë jeshile. Donald Tusk paralajmëron se jo të gjitha shtetet janë gati për të marrë këtë vendim. Nëse gjithçka shkon mirë, një vendim do të merret në vjeshtë.
Tusk është takuar me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Pendarovski në Bruksel ku dhe ka bërë këtë deklaratë.
“Jam i idesë që duhet të çelim negociatat si për Shqipërinë dhe për Maqedoninë e Veriut, në linjë me rekomandimet e Komisionit. Për fat të keq jo të gjithë shtetet anëtare janë gati të marrin një vendim të tillë në ditët e ardhshme”, ka thënë Tusk.
Lexo edhe- 13 vende të BE-së kërkojnë çeljen e negociatave, por Greqia nuk është pjesë
Mediat e huaja e shohin një kritikë deklaratën e Tusk, e në veçanti për Berlinin. Gjermanët duhet të shpjegojnë skepticizmin e tyre. Ndërkohë që një ditë më parë 13 vende të BE-së bënë një deklaratë të përbashkët ku kërkojnë çeljen e negociatave për këto dy vende të Ballkanit.
Megjithatë cilëtdo të jenë skenarët, i rëndësishëm është besimi në sytë e shqiptarëve, maqedonasve dhe jo vetëm. “Këto vende na kanë dërguar sinjale politike që BE po priste”, pranon Tusk në fund të takimit me Stevo Pendarovskin.
Tusk tha se shpreson që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do i bashkohen BE-së duke theksuar se “çështja sot nuk është nëse do anëtarësohen, por kur”.