Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Vjosa dhe Shkumbini dolën nga shtrati, Haki Çako: Çfarë po ndodh në Rrugën e Arbrit

19:43 / November 29, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
haki cako
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

I gjithë vendi është përfshirë nga moti i keq me reshje shiu dhe dëbore. Drejtori i Emergjencave Civile Haki Çako u shpreh se situata është nën kontroll dhe për momentin nuk ka asnjë aks kombëtar të bllokuar. Ai tha se reshjet do të vazhdojnë.

“Reshjet janë të konsiderueshme për të mos thënë të larta, pritet që të vazhdojnë në ditët në vazhdim. Më problematike janë zonat e Vlorës, Fierit, Lezhës dhe Shkodrës. Ka reshje edhe në zonat e Veriut, Dibrës dhe Kukësit.

Problematika nuk janë konstatuar. Nuk ka akse të bllokuara, është punuar për hapjen dhe pastrimin e tyre. Deri në këto momente, rrugët kryesore janë të lirë” tha ai.

Por si është situata në Rrugën e Arbrit, ku pasditen e sotme vetëm pak orë pasi u hap, aksi u bllokua si pasojë e reshjeve të dëborës? “Është krijuar një “Blackout” me makinat që kanë tentuar që të qarkullojnë që në ditën e parë ndonëse ka një “bypass”.

Aktualisht janë marrë të gjitha masat, janë dërguar të gjitha mjetet, që janë të operatorit për të zhbllokuar situatën, pasi ka filluar dëbora. Po zhbllokohet situata, janë borëpastrueset aty dhe mjetet e tjera. Janë marrë masat në të dy krahët” deklaroi ai.

Lumi Vjosa dhe Shkumbini dolën nga shtrati duke shkaktuar përmbytjet e para, por situata nuk paraqitet problematike për momentin.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Putin kërcënon Ukrainën: Do të vuajë pasojat e sulmeve që ka kryer ndaj qytetarëve rusë

22:54 / September 25, 2026

Pse Rinasi po konkurron aeroportet e Rumanisë dhe Bullgarisë?

22:00 / September 25, 2026

Fjala e plotë e Edi Rama në OKB: Makineria e Inteligjencës Artificiale do të bindet, pyetja është “kujt”

21:21 / September 25, 2026

Bill Gates: Inteligjenca artificiale mund të shkaktojë vdekjen e një miliard njerëzve

20:59 / September 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.