Një ngjarje e rëndë ka tronditur Vlorën këtë mëngjes, ku një bombël gazi ka shpërthyer në Selenicë të Vlorës, duke lënë të plagosur dy bashkëshortë.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 05.53 ku si pasojë e shpërthimit janë plagosur R.S., 49 vjeç dhe M.S, 42 vjeçe. Kjo e fundit në gjendje të rëndë është dërguar për specializim në Tiranë.
Informacion paraprak
Më datë 17.07.2018, në orën 05:53, në Selenicë të Vlorës ka marrë flakë një banesë si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi. Nga shpërthimi kanë mbetur të dëmtuar pronarët e banesës, 49 vjeçari R.S dhe bashkëshortja e tij 42 vjeçare M.S.
Kjo e fundit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe do të niset drejt Tiranës për mjekim më të specializuar. Nuk ka persona të tjerë të dëmtuar dhe gjithashtu banesa nuk përbën rrezik nga zjarri për banesat e tjera. Grupi hetimorë po vijon veprimet e mëtejshme proçeduriale.
