TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Kamzë/ Plas sherri mes adoleshentëve, plagosen dy prej tyre

15:25 / May 21, 2022

Pioli: Jemi të parët sepse e meritojmë, por…

15:11 / May 21, 2022

Policia ngatërron të arrestuarin, çon dikë tjetër në gjykatë

14:53 / May 21, 2022

VIDEO / Mori vesh që i dashuri e tradhtonte, gruaja hakmerret në Ibiza

14:25 / May 21, 2022

Thomas Strakosha do të vazhdojë karrierën në Premier League

14:23 / May 21, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Kryesore

VOA: Rama sulmon SPAK-un: S’po vepron ndaj Berishës “non grata”

20:05 / May 7, 20224 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Në Shqipëri kryeministri Edi Rama sulmoi sot me tone të ashpra Prokurorinë e Posaçme kundër korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, se nuk po vepron ndaj gyqtarëve dhe prokurorëve të nxjerrë jashtë sistemit nga Vettingu, e veçanërisht ndaj ish kryemnistrit Sali Berisha i shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara. SPAK nga ana e saj i tha Zërit të Amerikës se nuk kishte asnjë koment mbi deklaratat e kryeministrit. Ndërsa Partia Demokratike reagoi duke u shprehur se sipas saj sulmet e kryeministrit janë një mesazh i koduar që Prokuroria e posaçme të tërhiqet nga çështjet që prekin drejtpërdrejtë kryeministrin

Në harkun kohor të një muaji kryeministri Edi Rama i është rikthyer sot për herë të dytë toneve të forta kritike ndaj Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe krimit të organizuar. Sërish ai përdori forumet e Partisë socialiste për ta bërë këtë: në muajin Prill nga podiumi i Kongresit dhe sot nga salla e Asamblesë, duke i kushtuar një pjesë të mirë të fjalimit të tij.

Kryeministri vuri në dukje se “peshkaqenëve të mëdhenj të sistemit të drejtësisë”, siç i quajti ai gjyqtarët dhe prokurorët që u lanë jashtë sistemit të Drejtësisë nga procesi i vettingut, “nuk u ka hyrë gjemb në këmbë”. Ndërkohë që siç tha, SPAK veproi me nxitim të hetonte gjyqtarin Ardian Dvorani. “Kampioni i antikorrupsionit me vulë dhe me firmë të Sekretarit Amerikan të Shtetit është futur në hetim nga SPAK, në hetim për çfarë? Për një hetim të kujt? Për një denoncim të atij që, jo unë, por gjithë Shqipëria mezi pret që ta shohë para SPAKU-t, Ilir Metës. Po si qenka kjo kështu, kaq e përmbysur?”, u shpreh zoti Rama.
Kryetari socialist la të kuptohej sërish se SPAK po godet më shumë nga e majta, duke theksuar megjithatë se partia e tij ka patur gjithnjë të njejtin qëndrim sa herë që është dashur të merret përpara drejtësisë cilido pjestar i tyre.

Por pakënaqësia më e madhe e zotit Rama lidhet me mosndërmarrjen e asnjë veprimi ndaj ish kryeministrit Sali Berisha i shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara për “korrupsion madhor”. Sipas tij në përmballjen me të keqen, SPAk deri tani ka dalë i humbur, tha zoti Rama duke folur për “një tallje të madhe”.
Ndërsa deklaroi se durimi i shumicës në pushtet po soset, ai ju drejtua me një thirrje të hapur SPAK-ut: “Zonja e zotërinj të SPAK-ut, zgjohuni e dilni në mbrojtje Shqipërisë. Nëse Shqipëria sot është e turpëruar përpara një non grate, një të vdekuri që i bën karshillëk këtij populli dhe tërë dynjasë, këtë turp ka vetëm një që duhet ta mbajë, SPAK-u. Askush tjetër!”

Zoti Rama u kujdes të nënvizonte se kjo “nuk është një thirrje partiake, nuk është një thirrje politike por është thirrja e forcës që e ka udhëhequr dhe që e garanton reformën në drejtësi”, pasi sipas tij “po sfidohet drejtësia dhe se po delegjitimohet SPAk-u dhe i gjithë sistemi i ri i drejtësisë”.

Zoti Berisha është figura më e lartë e përfshirë në listën e Shteteve të Bashkuara, por jo i vetmi, dhe kryeministri nuk ka kërkuar ndonjëherë përse SPAK nuk po vepron dhe ndaj të tjerëve. Ish kryebashkiaku I Durrësit Vangjush Dako, ishte një njeri i afërt me kryeministrin. Socialistët sot llogarisin në parlament si mbështetje të tyre dhe tre votat e deputetëve të Partisë së zotit Tom Doshi, ndërsa falë lidhjeve të qarta me shumicën ish deputeti Aqif Rakipi mundi të fuste në parlament në radhët e socialistëve djalin e tij dhe një tjetër të afërm.

Partia Demokratike, e kontrolluar nga zoti Berisha, e që ka sulmuar shpesh SPAK-un duke e konsideruar si një vegël të kryeministrit, reagoi sot ndaj deklaratave të zoti Rama. Sipas anëtarit të Komisionit të Rithemelimit, Belind Këlliçi “sulmi i tij është mesazh i koduar ndaj SPAK që prokuroria speciale të tërhiqet nga çështje që prekin drejtpërdrejt Edi Ramën dhe njerëz shumë të afërt të tij. Çdo aferë të çon tek Edi Rama, prandaj sulmi i tij i sotëm ndaj SPAK është treguesi më i mirë se kohës së Edi Ramës i ka ardhur fundi.Ai ka vetëm hallin e tij dhe të karriges që e mban peng përmes korrupsionit dhe aleancës me krimin e organizuar. I vetmi turp i SPAK-ut do të ishte, nëse i nënshtrohet dhunës së kryeministrit!”

Ndërsa presidenti Meta reagoi përmes zëdhënësit të tij duke u shprehur se “mbrojtja që kryeministri i jep në publik zotit Dvorani nga partia, është thirrja publike për organet e Drejtësisë që të mos shkelin vijën e partisë se përndryshe do të kenë pasoja”, nënvizoi zëdhënësi i Kreut të Shtetit.

SPAK, nga ana e vet, shmangu reagimet mbi deklaratat e kryeministrit. E pyetur për deklaratat e kryeministrit Rama, zëdhënësja e SPAK-ut u përgjigj se ky institucion nuk kishte asnjë koment./ VOA

Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Policia ngatërron të arrestuarin, çon dikë tjetër në gjykatë

14:53 / May 21, 2022

Kush janë 2 prej të arrestuarve të “spiunuar” nga Dumani që nuk kanë para për avokat

14:11 / May 21, 2022

U plagos gjatë shkëputjes së ashensorit në QSUT, humb jetën e moshuara

13:56 / May 21, 2022

Kushton 250 mijë dollarë, Niko Peleshi: Shqipëria do të armatoset me antitankun më të mirë në botë

13:35 / May 21, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Kryesoret

Policia ngatërron të arrestuarin, çon dikë tjetër në gjykatë

14:53 / May 21, 2022

Kush janë 2 prej të arrestuarve të “spiunuar” nga Dumani që nuk kanë para për avokat

14:11 / May 21, 2022

U plagos gjatë shkëputjes së ashensorit në QSUT, humb jetën e moshuara

13:56 / May 21, 2022

“Gratë e vajzat kryevepër, burrat për t’mos t’i parë!”/ Rama leksione vlonjatëve

13:24 / May 21, 2022
Te fundit

Kamzë/ Plas sherri mes adoleshentëve, plagosen dy prej tyre

15:25 / May 21, 2022

Pioli: Jemi të parët sepse e meritojmë, por…

15:11 / May 21, 2022

Policia ngatërron të arrestuarin, çon dikë tjetër në gjykatë

14:53 / May 21, 2022

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

Marketing
Tirana News
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.