Policia e Elbasanit ka vënë në pranga dhe autorin e katërt të vjedhjes së shtëpisë së Skënder Zeqirit në Peqin.
Sipas burimeve zyrtare është arrestuar dhe 19-vjeçari S.I, i shpallur në kërkim për vjedhje me pasoja të rënda, të kryer në bashkëpunim.
Lexo edhe- Grabitja në Peqin, 27-vjeçarja e paralizoi me pije të moshuarin. Arrestohen pas 3 ditësh autorët
Më parë, vetë i moshuari rrëfeu nga spitali se një çift kanë trokitur në banesën e tij dhe i kanë kërkuar që zonja të hyjë në tualet për të kryer nevojat personale.
76-vjeçari i ka pranuar të hyjnë brenda, por sapo ka mbyllur derën, çifti i ka ofruar një pije. Pasi ka pirë lëngun, i moshuari nuk ka mundur të bëjë asnjë lëvizje, sepse e ka paralizuar përkohësisht. Pavarësisht kësaj, i moshuari është përpjekur që të bëjë rezistencë. Kjo i ka detyruar autorët që ta lidhin.
Më pas, çifti ka nisur të kontrollojë në banesë dhe kanë gjetur e marrë bizhuteri me vlerë, si edhe dyshohet se i kanë marrë edhe një sasi prej rreth 60 mijë eurosh. 76-vjeçari ishte tregtar rrobash në Peqin dhe paratë i kishte të ardhurat nga aktiviteti prej shumë vitesh.
Dy autorët, pasi kanë përvetësuar shumën e parave, janë larguar duke humbur çdo gjurmë. Kur i ka ardhur kujtesa, i moshuari ka nisur të bërtasë dhe kanë qenë fqinjët ata që kanë hyrë në banesë, duke mësuar për ngjarjen dhe më pas kanë lajmëruar Policinë
