Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vota e emigrantëve dhe numërimi elektronik/ Kreu i KQZ tregon ku “ngecin” këto dy nisma

23:01 / March 13, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
celibashi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka folur në emisionin “Log.”, lidhur me votimin dhe numërimin elektronik dhe votimin e emigrantëve.

Celibashi tha se lidhur me votimin elektronik pengesë bëhet mungesa e fondeve nga buxheti i shtetit për KQZ-në, pasi sipas tij ata kanë dhënë fonde për shtrirjen e këtij projekti vetëm në 3 bashki.

Ndërsa për votimin e emigrantëve, Celibashi tha se Gjykata Kushtetuese ka ngarkuar Kuvendin për plotësimin e hapsirave ligjore, për ta bërë të mundur këtë projekt.

“Ka një dispozitë tranzitore që thotë se nuk janë zgjedhjet lokale që do të bëjnë që partia të mos përfitojë fonde. Partitë politike kanë detyrimin që të raportojnë për paratë që merr dhe financat që merr. Ka raporte vjetore.

Për koalicionin e Berishës nuk di të japë përgjigje por kodi e ka që minimalisht 2 parti politike mund të krijojnë një koalicion. Nëse janë dy parti politike është koalicion, nëse nuk janë dy parti, nuk është.

Për sa i përket votës së emigrantëve, Gjykata Kushtetuese i ka kërkuar Kuvendit që të bëjë plotësimin e boshllëqeve ligjore. Ne duhet të presim Kuvendin e Shqipërisë, që brenda një viti të bëjë ndryshimet përkatëse, për të mundësuar votimin e emigrantëve.

Është detyrë e Kuvendit, e ngarkuar nga Gjykata Kushtetuese, për të mundësuar votimin nga jashtë. Për zgjedhjet vendore nuk ka votim nga jashtë si concept, përgjithësisht votimi nga jashtë mundësohet për zgjedhjet politike.

Ndërsa për votimin elektronik, nga buxheti i shtetit KQZ-së ju krijua mundësia për ta zhvilluar këtë projekt në bashkitë e Elbasanit, Vorës dhe Kamzës. Do të donim që ky projekt të shtrihej në të gjithë Shqipërinë. Kjo formë e manipulimit evitohet nga sistemi elektronik”, u shpreh Celibashi.

Emigrantet numerimi elektronik vota
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi shqyrton raportet e SPAK, KLSH dhe Avokatit të Popullit, PD vendos para seancës për pjesëmarrjen

08:23 / July 20, 2026

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026

Spanja, kampione e Botës! Argjentina zbret nga froni

08:00 / July 20, 2026

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.