KQZ ka urdhëruar që të vazhdohet me identifikimin e zgjedhësve me anë të listave të votimit të printuara në ato qendra që kanë shfaqur probleme me pajisjen e identifikimit biometrik ‘PEI’.
“Në të gjitha qendrat e votimit, nëse nuk funksionon pajisja elektronike e identifikimit të zgjedhësve, KQV-të të fillojnë procesin e identifikimit e votuesve me listën e zgjedhësve të printuar nga KZAZ”, njofton KQZ.
Ky reagim i KQZ erdhi pas kërkesës së PS, ku përmes sekretares për çështjet zgjedhore u sugjerua që procesi të vijohet manualisht.