Zyber Carja, 106 vjeç është votuesi më i veçantë që mund të kemi hasur në këto zgjedhje.
106-vjeçari nga Librazhdi është votues që nga koha e Fan Nolit, më pas mbretit Zog, në diktaturë dhe tani në demokraci.
Familjarët e tij thonë se edhe pse me raste ai ka pasur nevojë për ndihmë, nuk e ka treguar asnjëherë votën e tij.