Disa ditë më parë Fieri u trondit nga vrasja makabre 8-vjeçarit Mateo Vasiu nga Klodian Çalamani.
Krimi monstruoz tronditi mbarë opinion publik, aq sa me mijëra qytetarë kanë bërë thirrje për kthimin e dënimit me vdekje. Kjo temë është kthyer në një nga debatet më të zëshme të ditët të fundit në vendin tonë.
Plot 16.100 veta nga 25.000 që ështe vendosur target, peticioni me subjekt “Dënim me vdekje per vrasesin e Mateos” i cili është hapur prej ditës së djeshme në change.org ka arritur në shifra rekord.
17.280 qytetarë kanë firmosur elektronikisht këtë peticion, ndërsa në vetëm 1 minutë, mesatarisht 30 persona shprehen (online) pro dënimit me vdekje duke firmosur peticionin.
Familjarët e 8-vjeçarit Mateo Vasiu kanë filluar mbledhjen e firmave të qytetarëve që vrasësi Klodian Çalamani të dënohet me varje. Ata hartuan peticionin pas dhënies së masës së sigurisë arrest në burg nga Gjykata e Fierit për 38-vjeçarin Çalamani.
Në një marshim të zhvilluar ditën e sotme në sheshin “Nënë Tereza”, kryeparlamentarja Nikolla e cila iu bashkua këtij marshimi, e pyetur për nismën e familjarëve të 8-vjeçarit, të cilët po mbledhin firma për të rikthyer dënimin me vdekje, Nikolla tha se kërkohet në një moment emocional.
/Tirananews.al
https://www.change.org/p/populli-d%C3%ABnim-me-vdekje-per-vrasesin-e-mateos
