Gjashtë persona janë shpallur në kërkim për vrasjen e Fatjon Oruçit në East Dene të Londrës, shkruajnë mediat e huaja.
Orgest Xhebexhiu, 38 vjeç, Gazmend Shehu, 33 vjeç, Xhelal Kasa, 25 vjeç dhe Korab Shahini, gjithashtu 25 vjeç, janë të gjithë në kërkim në lidhje me vrasjen e Oruçi, 22 vjeç.
Gjithashtu dy burra të tjerë të paidentifikuar besohet se mund të ndihmojnë në hetim, sipas policisë.
