Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vrasja e vëllezërve Bilali/ Basha: Për çfarë duhet policia? Të zbardhet ngjarja ose ka gisht shteti

17:12 / April 1, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha ne shkoder
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha po zhvillon një takim në qytetin e Koplikut me bizneset e vogla dhe banorët e zonës.

Gjatë një bashkëbisedimi me një tregtar, ky i fundit i ka treguar Bashës se ka kanë frikë të dalin në Shkodër, pas ngjarjeve të fundit ky mbetën të vrarë vëllezërit Bilali.

Por Basha ka quajtur si të papranueshme qëndrimin e Policisë, që sipas tij po thotë se bandat po hanë kokën me njëri-tjetrin.

Kreu i PD ka kërkuar që të zbardhet vrasja e vëllezërve Bilali, duke aluduar se pas saj mundë të fshihet dhe vetë shteti.

Diskutimi i Bashës me  tregtarin

Tregtari: Kemi frikë me dal në Shkodër me pi kafe.

Basha: Dhe po thonë që bandat po hanë kokën me njëri-tjetrin. Kjo është përgjigja që jep policia. Po policia për çfarë paguhet?

Tregtari: Po ku e di unë. Ndoshta duke kaluar rrugës po më kapin mua!

Basha:  Edhe ka ndodhur me njerëz të pafajshëm. Ajo vrasjet duhet zbardhur sepse janë përfshirë njerëz të pafajshëm, të cilët kanë dhënë kontribut për Shkodrën dhe demokracinë. Kjo nuk mund të vazhdojë më kështu, ose për ndryshe ka gisht shteti, se s’ka rrugë tjetër. Drejtësi nuk ka, mundësi nuk ka dhe kjo i ka sjell njerëzit në dëshpërim.

Tregtari: Që në 2010. Të punësum kam pasë para 3 viteve, por tani e largova, se s’kam me i pagu rrogat e sigurimet.

Jena në një situatë që para 3 viteve, gjimnazi ka pasë 700 nxënës, sot 350. Përveç krizës së nxënësve, është edhe kriza shpirtërore. Janë duke ikur edhe familjarët, jo vetëm të rinjtë. Jam 30 vjeç, me diplomë e nuk shoh asnjë perspektivë.

Situatë është e vështirë, por me ndihmën e Zotit, shpresoj të bëhet më e mira.

Basha: Me ndihmën e Zotit, por edhe me punën e njerëzve të ndershëm. Por është e vështirë, sepse tani nga 1 apo 2 taksa, paguani 5-6 taksa e tarifa. Edhe niveli i taksave është shtu. Kemi represion shtetëror mbi biznesin. E dyta, gjithçka që mund të shesim, e kanë uzurpu vetëm 2 njerëz. Gjithçka shkon në duart e këtyre dy njerëzve. me këto goditje, do ishte shkatërruar ekonomia gjermane, jo ekonomia jonë. Kjo situatë përcillet tek e gjithë ekonomia. Familjet zhyten në borxh e detyrohen të emigrojnë. Prandaj duhet çlirim, ndryshim i madh dhe ta përqafojmë të gjithë këtë ndryshim. Jo vetëm PD, por edhe biznesi i vogël, të gjithë. Ky sistem duhet shembur. Duhet shembur sistemi, pasi Rama është i rënë, ai i pari e di këtë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ahmeti pas takimit me Ramën: Biseduam për bashkëpunimin mes dy vendeve dhe perspektivën evropiane

15:19 / November 22, 2026

Kanosi bashkëshorten me kallashnikov dhe qëlloi në ajër pas një konflikti për motive të dobëta, në pranga 40 vjeçari në Libohovë

13:27 / November 22, 2026

“S’mund t’i besoj jetën time nën narkozë Edi Ramës”- Veliaj refuzon të operohet në Spitalin Memorial Fier

12:09 / November 22, 2026

Operacion i përgatitur për 15 vite/ Pilotët amerikanë, 37 orë në ajër mbi objektet bërthamore të Iranit

11:52 / November 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.