Arrest me burg ka vendosur gjykata e Durrësit për Altin Ndocin dhe K.A., të dyshuar si autorë të vrasjes së dy vëllezërve Haxhia në Durrës. Masa e sigurisë është dhënë mëngjesin e kësaj të shtune në masa të rrepta sigurie.
Lexo edhe- Bëmat e “killerit” që ekzekutoi katër persona në dy atentate mafioze në Durrës
Një ditë më parë kreu i policisë Ardi Veliu bëri të ditur se motivet e ngjarjes ka qenë prishja e pazareve të drogës, ndërkohë që i arrestuari dyshohet dhe për vrasjen e ndodhur në fillim të marsit, ku mbetën të vrarë Dorian Shtaza dhe Anxhelo Avdija.
