Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vrasja në Kamzë, Kariçi lëvizi 100 metra me makinë i plagosur

15:45 / December 25, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Can karriqi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Para se të ndërronte jetë nga breshëria e plumbave që u derdhën mbi të nga persona ende të paidentifikuar, Can Kariçi lëvizi i plagosur me makinë për gati 100 metra. Grupi hetimor ka rindërtuar edhe një herë dinamikën se si u ekzekutua 30 vjeçari me origjinë nga Dibra e banues në Kamëz.

Sapo doli nga lokali ku kishte konsumuar kafe me dy shokë e një shoqe të tijën, 30 vjeçari hipi në makinën Golf me targa gjermane dhe menjëherë sapo ndezi makinën u qëllua me breshëri kallashnikovi. Nga vendi ku autorët hapën zjarr, kamerat kanë fiksuar se për gati 100 metra, Kariçi ka lëvizur me makinë i plagosur.

Ai ndërroi jetë në makinë, trupi i të cilit u diktua nga kalimtarët e zonës. Hetimet kanë zbuluar se 30 vjeçari i ishte drejtuar zonës së Institutit, aty ku e priste një tjetër vajzë për takim. Kjo e fundit kishte shkuar në këtë zonë me taksi dhe me mesazhe i kishte treguar Kariçit vendin se ku e priste. Në sajë të tabulateve telefonike, policia mundi të identifikojë vajzën. Ajo u mor në pyetje duke deklaruar se nuk ka pasur dijeni për problemet e të riut.

Hetuesit janë në pritje të zbardhjes së plotë të tabulateve telefonike për të parë bisedat e fundit që ka bërë viktima dhe kush janë personat që kanë komunikuar me të.

Policia është në pritje të përgjigjes nga laboratori shkencor për pistoletën që viktima kishte me vete, për të verifikuar nëse është përdorur ose jo në ndonjë ngjarje kriminale. Si pistë kryesore është duke u hetuar përplasja mes grupeve kriminale. Ndërsa në makinën Audi me targa të huaja që autorët dogjën në Institut bashkë me kallashnikovin brenda, nuk është mundur të përfitohet asnjë provë e rëndësishme për hetimin.

100 metra karriqi levizi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident tragjik në Francë/ Autobusi me nxënës përplaset me pemën, raportohet për viktima

11:28 / November 6, 2026

Goditet grupi që shiste drogë pranë shkollave në Fier, 4 në pranga dhe një në kërkim

09:37 / November 6, 2026

Tragjedia në Elbasan, inxhinieri kërkon ndalimin e bombolave të gazit në pallate

19:38 / November 5, 2026

E zuri shtylla poshtë, humb jetën elektricisti në Dibër

13:59 / November 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.