Të tjera detaje dalin në dritë nga krimi i ndodhur gjatë natës së kaluar në fshatin Gurrë e Vogël të Bashkisë së Klosit.
Fqinjët deklarojnë se viktima Ylber Elezi ishte përdorues alkooli në masë, ndërsa shtojnë se gruaja e tij ishte me probleme mendore dhe vajza në depresion.
“Realisht nuk e dimë si ka ndodhur ngjarja, por dëgjuam një zhurmë dhe dolëm jashtë, ku pamë që dera ishte e mbyllur. Nuk ishim si të hynim, kështu që njoftuam policinë, që erdhi në 22:30.
Viktima ishte përdorues alkooli në masë, bashkëshortja ishte me probleme mendore, ndërsa vajza prej ditësh ishte në depresion.
Energjinë elektrike ua patëm lidhur para pak ditësh, por e shkatërruan se me të meta mendore. Ata nuk kuroheshin me ilaçe. Ylberi ishte goditur me sende të forta në kokë, me dru ose me tullë”, deklaron fqinji i viktimës.
Burime pranë Komisariatit të Policisë Mat bënë me dije se në momentin që mbërritën pranë banesës së familjez Elezi kishte rënë qetësia, madje dera e jashtme ishte siguruar mirë. “Eshtë dashur të shqyejmë derën dhe dritaret dhe të hyjmë brenda, tha një oficer Policie. Vajza ishte në gjumë ndërsa bashkëshortja na tha “mos bëni zhurmë se burri po fle”. Afër trupit të viktimës gjetëm nga dru, me të cilin ishte goditur viktima”, sqaruan hetuesit e ngjarjes së rëndë.
