Shqiptari Afrim Mema është dënuar me 30 vite burg për vrasjen e Edit Memës në Belgjikë. Viktima del të ishte kreu i një bande shqiptare që tregtonte kokainë ndërkombëtarisht. Edit Mema u vra më 8 prill 2020 nga disa plumba në një piceri në Strombeek-Bever, në entin Grimbergen.
Autori u largua, por pak më vonë u arrestua nga policia në Merchtem. Ai i kishte vënë flakën mjetit në të cilin ndodhej arma e vrasjes, dhe më pas u largua me biçikletë. Nga hetimet rezultoi se e gjithë ngjarja kishte lidhje me trafikun e drogës.
Pas vdekjes së tij në krye të organizatës u vendos i vëllai, ndërsa gruaja mbajti për ca kohë një rol dytësor, derisa u spostua nga organizata. Në dhjetor 2020 u kryen një sërë kontrollesh nëpër banesat e të dyshuarve. Kjo tregoi se 12 anëtarët, kryesisht shqiptarë dhe bullgarë, importonin dhe eksportonin kokainë nga Strombeek-Bever. Ata kanë tregtuar të paktën 84 kilogramë kokainë.
