Vrasja e Majlinda Cukut në Xhafzotaj të Durrësit, nga bashkëshorti i saj Lulzim Cuku ka tronditur mbarë opinionin publik.
Lulzim Cuku, personi që i mori jetën gruas së tij në mënyrë makabre disa ditë më parë në banesën e tyre, ka dalë në gjyq për masën e sigurisë.
Në seancën e sotme gjyqësore për Cukun, vrasësin e Majlinda Cukut, prokurorja e çështjes ka zbardhur edhe dëshminë e vajzës së tyre 10- vjeçare.
Vajza e tyre ishte dëshmitare e ngjarjes tronditëse dhe i ka komunikuar prokurores se babai i saj Lulzim Cuku, e tërhoqi nënën nga tualeti deri tek dera ndërkohë që ajo ishte e mbytur në gjak.
Ajo thotë se u zgjua natën e 2 shkurtit për shkak të të qarave të së motrës, ndërkohë ka dëshmuar se Lulzim Cuku e rrihte vazhdimisht Majlinda Cukun. Sot para Gjykatës së Durrësit Lulzim Cukut i është komunikuar edhe masa e arrestit me burg.