Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vrau gruan për xhelozi, si e njihnin Ardian Kukën të afërmit e tij

09:49 / July 21, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
krimi familje
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ardian Kuka u gjet i mbytur të shtunën në bregdetin e Durrësit, fill pas vrasjes ë bashkëshortes me thikë për shkak të xhelozisë dhe dyshimeve se e tradhëtonte.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së premtes në periferi të Durrësit, në Lagjen 15, e njohur ndryshe si Spitallë. Pas krimit, Kuka u largua nga shtëpia, ndërsa Policia ishte vënë në kërkim të tij. Trupi i 37-vjeçarit u gjet mëngjesin e së shtunës, ndërsa Policia mohon faktin që në makinë apo shtëpi të jetë gjetur ndonjë letër e lënë nga ai pas krimit.

Trupi i tiju gjet nga pushuesit, që kishin frekuentuar bregdetin e veriut të Durrësit këtë të shtunë, ata që pikasën trupin e pajetë të 37-vjeçarit Ardian Kuka, të cilin Policia e kishte shpallur në kërkim që prej orës 16:30 të së premtes, kohë kur ai qëlloi për vdekje me thikë bashkëshorten pas një debati të ashpër dhe më pas u largua me shpejtësi në drejtim të paditur me makinë.

“Nga kërkimet e pandërprera të Policisë, orët e para të mëngjesit është gjetur i mbytur autori i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij, ndodhur ditën e djeshme. Më datë 20.07.2019, rreth orës 07:30, në ‘Sektorin Rinia’, Durrës, është gjetur i mbytur shtetasi A.K. rreth 37 vjeç, banues në Lagjen nr.15, Durrës. Pranë vendit të ngjarjes është gjetur dhe automjeti i këtij shtetasi, me të cilin dyshohet se u largua pas kryerjes së krimit. Ky shtetas dyshohet të jetë autori i vrasjes së bashkëshortes së tij ndodhur ditën e premte. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, bëhet e ditur nga Policia.

37- vjeçari prej kohësh punonte si shofer për Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Durrës, ku ishte shoferi person i kunatit të Vangjush Dakos, i cili mban dhe pozicion drejtues në OSHEE Durrës. Persona që e njihnin nga afër Kukën tregojnë se ai njihej si person i qetë dhe mjaft pozitiv. Por, kohët e fundit ai kishte një marrëdhënie të tensionuar me bashkëshorten, me të cilën ka dhe një fëmijë të mitur.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Chay Bowes postoi fotot e protestës në Tiranë, Rama: Klloun i propagandës ruse, sot u sanksionua nga BE

21:40 / November 16, 2026

Rama takon Metsolën në Bruksel, Presidentja e PE: Mund të mbështeteni te ne për anëtarësimin në BE

21:00 / November 16, 2026

Thaçi: Jam krenar që kam qenë ushtar i UÇK-së, ajo uniformë është nder dhe krenari

20:40 / November 16, 2026

Dëmet pas protestave në Tiranë, Drejtoria e Tatimeve: Vijon procesi i aplikimit nga bizneset e prekura në platformën “Dëmi im”

20:00 / November 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.