Ushtarët ukrainas kanë vrarë një tjetër udhëheqës të lartë të ushtrisë ruse. Ai është gjenerali Vladimir Frolov, zv.komandant i Ushtrisë së 8-të të Distriktit Jugor, i cili mbeti viktimë e luftimeve në Ukrainë.
Mësohet se gjeneral-majori u varros të shtunën në varrezat Serafimovsky, në Shën Petersburg.
I pranishëm në ceremoninë mortore ishte edhe guvernatori i Shën Petersburgut, Aleksandër Beglov, i cili teksa mbajti një fjalë në këtë ceremoni, tha se gjenerali Frolov është një ushtar karriere.
Sipas guvernatorit, Vladimir Frolov mori gradën e gjeneral-majorit me dekret të Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, më 12 dhjetor 2019.
