Asnjë ndryshim në mënyrën e ndarjes së të dhënave të WhatsApp me Facebook në rajonin europian.
Sqarimi vjen nga kompania pas shpërndarjes së njoftimit për përdoruesit për përditësimin e kushteve të shërbimit dhe politikën e privatësisë, që ka të bëjë veçanërisht me WhatsApp Business, shërbimin e bisedës për bizneset.

Nuk ka asnjë ndryshim në mënyrën e ndarjes së të dhënave WhatsApp në rajonin europian, përfshirë Britaninë e Madhe”, shpjegon një zëdhënës i WhatsApp.

”Ne nuk ndajmë të dhëna nga përdoruesit e zonave evropiane me Facebook në mënyrë që të lejojë Facebook të përdorë këto të dhëna për të përmirësuar produktet ose reklamat e tij”, shtoi kompania.

Përditësimet kryesore të kushteve të shërbimit sqarojnë metodat e përpunimit të të dhënave dhe, duke iu referuar kompanive që përdorin WhatsApp Business, si mund të përdorin shërbimet e disponueshme në Facebook për të menaxhuar bisedat.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here